19 Prill 2024

MKRS-ja investon 55 mijë euro në Podujevë

Prishtinë, 20 maj - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Podujevës, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i fushave sportive në fshatin Kërpimeh me rrethinë dhe mbulimi i fushës në fshatin Lubç i Poshtëm, në Komunën e Podujevës”, që do të implementohet në vitin 2016 dhe ku MKRS-ja do të investojë 55 mijë euro.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se ky investim në fusha sportive, është në vazhdën e investimeve të shumta që po bëhen nëpër Kosovë, sidomos tani kur sporti i Kosovës është ndërkombëtarizuar.

Ai më tej u shpreh se, MKRS-ja po punon në shumë drejtime për ta përmirësuar infrastrukturën sportive në vend, në mënyrë që të krijohen kushte të volitshme për sportistët tanë.

Kryetari i Podujevës e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit të Kosovës, dhe u shpreh se me këtë investim, Podujeva përmirëson dukshëm infrastrukturën sporteve, sepse krijohen kushte më të volitshme për futbollin e kësaj ane. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)