26 Prill 2024

Tevez mund të rikthehet te Juventusi

Torino, 7 tetor - Argjentinasi ka vetëm pak muaj që është rikthyer te Boca Juniors, por klubi nga Buenos Aires është në vështirësi të mëdha ekonomike, madje prej muajsh nuk derdh në llogarinë e Apashit pagën e tij mujore. Kështu që mundësitë që palët të ndahen sërish janë të mëdha.

Në dritare qëndrojnë brazilianët e Corinthians, ish klubi i Carlos Tevez që dëshiron ta ketë pësëri në gjirin e tij 31-vjecarin.

Kampionët në fuqi të Brazilit kanë shfaqur një interes të madh në drejtim të ish sulmuesit të Juventusit por nëse bardhezinjtë që për momentin janë vetëm spektatorë do të hynin në valle, me siguri që Apashi nuk do ti thoshte jo një rikthimi në Serinë A. Tevez transferimin te Boca e ka përshkruar gjithmonë si një zgjedhje të zemrës, por tashmë sulmuesi duhet ti bëjë llogaritë edhe me portofolin. Falë tij Boca Juniors është shumë pranë fitimit të titullit kampion në Argjentinë teksa 3 javë përpara fundit kryeson kampionatin me 6 pikë avantazh ndaj San Lorenzos.

Tevez ka realizuar 5 gola në 10 ndeshja me skuadrën nga Bombonera, por marrëdhëniet e tij me drejtuesit janë ndërlikuar jo pak sëfundmi.

Nga Brazili drejtuesit e Corinthiansit janë shprehur se vitin e ardhshëm do të kenë paratë e nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e Apashit në shtetin e Sao Paulos por nëse në lojë hyn Juventusi gjasat janë që 31-vjecari të zgjedhë pikërisht rikthmin në Itali dhe jo atë në Brazil.

Nëse Tevez zgjedh bardhezinjtë atëherë nga kampionët e Italisë do të largohet me siguri Simone Zaza, ndërsa Dybala do të mësojë nga vetë Carlitosi si të bëhet pasardhësi i tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)