28 Mars 2024

PSG blen Layvin Kurzawa

Paris, 27 gusht - Paris Saint German (PSG) ka blerë mbrojtësin e majtë të Monaco, Layvin Kurzawa.

22-vjeçari do të luajë tashmë për kampionët në fuqi të Francës pas negociatave të vështira mes dy klubeve, që ranë dakord për shifrën 24 milionë euro për transferimin e një prej të rinjve më premtues të Ligue 1.

“Kemi blerë një lojtar shumë të mirë, një të ri me të ardhme”, tha trajneri Laurent Blanc.

Sipas “L’Equipe”, Kurzawa do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me PSG dhe do të konkurrojë për një vend në formacionin titullar me brazilianin Maxwell.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)