18 Prill 2024

Gjermania kërkon udhëheqje të re në FIFA

Berlin, 29 maj - Ministri gjerman i drejtësisë, ka deklaruar se ai nuk beson që presidenti i FIFA-s Sepp Blatter, mund të vazhdojë që të udhëheq insitucionin e FIFA-s, pas arrestimeve të zyrtarëve të lartë nën akuzat për korrupsion.

\"Unë nuk e di nëse ka ende persona që mendojnë se Sepp Blatter është personi i duhur për të zgjidhur çështje\", ka deklaruar Heiko Maas për të përditshmen gjermane Bild.

Autoritetet zvicerane kanë njoftuar se kanë nisur procedime penale kundër individëve të dyshuar për keqmenaxhim dhe pastrim parash në ofertat për Kupën e Botës më 2018 dhe 2022.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Zvicër, po ashtu ka thënë se ka konfiskuar të dhëna dhe dokumente në sistemet kompjuterike të FIFA-s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)