19 Prill 2024

PSG interesohet për Sneijderin

Paris, 25 prill - Skuadra franceze PSG është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Galatasarayt, Wesley Sneijder.

Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja \"L\'Equipe\".

Sneijder, 30-vjeçar, pritet të largohet nga Galatasaray në fund të këtij edicioni dhe PSG-ja është e gatshme të paguajë një dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh për transferimin e tij.

Mesfushori holandez ka kontratë me skuadrën turke deri në vitin 2016, Në radhët e saj ishte transferuar para dy vjetësh nga Interi.

Sneijder është njëri prej lojtarëve kryesorë te Galatasaray këtë edicion, me tetë gola e pesë asistime në 26 ndeshje kampionate, përcjell Koha.net. Interesim për Sneijderin kanë treguar edhe Manchester United e Juventus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)