29 Mars 2024

Greqia rrezikon të përjashtohet nga FIFA dhe nga UEFA

Athinë, 24 prill - Greqia rrezikon seriozisht të përjashtohet nga FIFA dhe nga UEFA për shkak të ligjit të ri të qeverisë “Syriza” kundër dhunës në stadiume, i cili do të hidhet në votim javën e parë të majit.

Në ligjin e ri i jepet pushtetit ekzekutiv grek, tagri për të gjobitur deri në 17 milionë Euro klubet për dhunën në stadiume, duke i marrë në këtë mënyrë këtë pushtet dy organizmave maksimale të futbollit.

Të dy organizmat ndërkombëtarë janë irrituar me ligjin e ri të qeverisë “Syriza” dhe kanë reaguar menjëherë duke i dërguar një letër Parlamentit grek.

“Nëse kjo norme do të aprovohet nuk do të kemi asnjë zgjedhje tjetër përces të përjashtojmë Federatën Greke të Futbollit”. E thënë më thjeshtë, nëse diçka e tillë ndodh, as Kombëtarja greke dhe asnjë klub nuk mund të marrë pjesë në kompeticionet ndërkombëtare.

Nga tonet e forta që po përdoren gjykohet se do të jetë e vështirë që raportet të përmirësohen.

“Kontrollet e UEFA-s dhe FIFA-s qartësisht kanë dështuar këtë e demonstrojnë faktet dhe ne nuk do të bëjmë hapa pas”, deklaroi zv/ministri grek i Sportit, Stavros Kontonis, duke i ftuar të dyja institucionet e futbollit për një takim, por duke paralajmëruar: “Sigurisht që nuk do të ndryshojmë filozofinë e ligjit tonë për UEFA-n dhe FIFA-n, por me sa duket ato më shumë se sa për të shpëtuar sportin, mendojnë të destabilizojnë rendin kushtetues në vendin tonë”.

Futbolli grek po jeton një periudhë të vështirë për shkak të dhunës mes ultrasve, kampionati këtë vit është pezulluar tre herë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)