19 Prill 2024

United i vendosur për për transferimin e Ezequiel Lavezzit

Manchester, 2 mars - Manchester United është i vendosur për të filluar bisedimet me PSG për transferimin e Ezequiel Lavezzit në verë.

United është i gatshëm të fillojë që tani me një ofertë për Ezequiel Lavezzin përpara se Liverpooli ose ndonjë klub tjetër ta bëjë këtë.

Lavezzi ishte pranë kalimit në Liverpool verën e kaluar dhe gjithashtu ishte i lidhur me një kalim të mundshëm në Anfield gjatë janarit.

Sulmuesi argjentinas vendosi të qëndrojë edhe për pak kohë tek PSG, por siç duket tani durimi i ka mbaruar dhe në fund të sezonit ai dëshiron të largohet nga klubi francez dhe t’i bashkohet një ekipi anglez.

Sipas raporteve në Spanjë, United është e vendosur të sigurojë shërbimet e argjentinasit, përcjell koha.net. Ky transferim mund të hapë rrugë bisedimeve për një transferim të mundshëm të Angel Di Marias tek klubi francez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)