25 Prill 2024

Di Maria, lojtari më i mirë argjentinas për vitin 2014

Buenos Aires, 17 dhjetor - Angel Di Maria është zgjedhur lojtari më i mirë argjentinas i vitit 2014 mes futbollistëve që luajnë jashtë Argjentinës.

Gazetarët sportivë votuan dhe rezultati i votimit nxorri fitues mesfushorin e Manchester United, ndërsa Lucas Pratto i Velez Sarsfield u zgjodh si lojtari më i mirë i kampionatit argjentinas.

Gjatë këtij viti Di Maria ishte një pjesë shumë e rëndësishme e suksesit të Real Madrid në Champions League dhe gjithashtu ndihmoi Argjentinën të arrinte finalen e Botërorit “Brazil 2014”.

Në finale, Di Maria nuk luajti ndaj Gjermanisë për shkak të një dëmtimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)