19 Prill 2024

Ministri Shala priti në takim njohës drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës

Prishtinë 16 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës, të prirë nga presidenti Besim Hasani.
 
Ministri Shala e informoi presidentin e KOK-ut se është duke ndërtuar një ekip me të cilin do të punojë gjatë këtyre katër viteve dhe i premtoi atij se ai me ekipin e tij do të kenë një bashkëpunim të frytshëm në raport me KOK-un.
 
Ministri e ka vlerësuar punën e deritashme që ka bërë KOK-u dhe i ka përgëzuar për arritjet, që kanë rezultuar me pranimin e KOK-ut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Ai tha se përkrahja për sportin dhe veçmas për Komitetin Olimpik të Kosovës do të vazhdojë edhe më tej.
 
Ministri Shala ka kërkuar nga drejtuesit e KOK-ut që ata të ofrojnë ide dhe projekte konkrete për sportin, në mënyrë që të arrihet avancim sa më i madh në këtë fushë.
 
Nga ana tjetër, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka uruar ministrin Shala për marrjen e detyrës së re duke i dëshiruar mbarëvajtje në punë dhe arritje të objektivave të synuara. Ai e informoi ministrin Shala për mënyrën se si funksionon KOK-u, për punët dhe angazhimin e madh që e presin këtë institucion vitin e ardhshëm dhe se pret prej ministrit përkrahje dhe bashkëpunim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)