16 Prill 2024

Messi largohet nga Barcelona në vitin 2016

Barcelonë, 22 nëntor - Lionel Messi do të largohet nga Barcelona në verën e vitit 2016, ka bërë të ditur “Cadena Cope”.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, do të largohet nga klubi në verën e vitit 2016.

Sipas “Cadena Cope”, ylli argjentinas nuk do të pensionohet në Camp Nou, por do të braktisë gjigantin katalan pas dy sezone e gjysmë.

Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth të ardhmes së Messit në Barcelonë pas deklaratave të tij që e lanë të hapur mundësinë e largimit nga klubi në të ardhmen.

Andaj, pavarësisht deklaratave të disa anëtarëve të gjigantit katalan se Messi është i lumtur në Barcelonë dhe se ai kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë e largimit, në media vazhdon të qarkullon bindja se sulmuesi i madh do të ndahet nga klubi që i dha gjithçka në karrierën e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)