29 Mars 2024

Modriq, mesfushori më i mirë

Zagreb, 29 tetor - Luka Modriq është mesfushori më i mirë në botë dhe se e ka merituar të nominohet për Topin e Artë, ka deklaruar Ish-trajneri i Kroacisë, Slaven Biliq.

Anëtari i Real Madridit ka shkëlqyer sivjet me klubin e tij duke fituar Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve, por befasisht nuk ishte në listën e 23-lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz.

“La Liga është një ligë në të cilën mesfushorët vrapojnë më shumë dhe për këtë ai është votuar si mesfushori më i mirë në Spanjë për pozitën e tij”, ka thënë Biliq për Novostin.

Sipas tij, ai kurrë nuk do ta fitojë Topin e Artë, sepse para tij janë lojtarët si Ronaldo, Messi, Ibrahimoviq dhe Ribery.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)