23 Prill 2024

Meha: Flamurin kuqezi do e ngremë në mes të Francës

Paris, 24 tetor - Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Alban Meha, reagoi pas vendimit të UEFA-s, që dënoi Shqipërinë me humbje në tavolinë ndaj Serbisë.

Në shkrimin e tij në rrjetin social “Facebook”, mesfushori Meha thotë se Kombëtarja do kualifikohet në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë.

Meha premton se do ta ngrenë flamurin shqiptar në mes të Francës.

“Padrejtësia na bënë më të fortë, do kualifikohemi me forcat tona dhe do shkojmë ta ngremë flamurin kuq e zi në mes Francës. Vetëm kundër të gjithëve. Sa më shumë të na dënosh, aq më shumë do na bashkosh. Shqipëri etnike”, shkruan Alban Meha.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)