28 Mars 2024

Cana: Serbia duhet të dënohet

Tiranë, 24 tetor - Kapiteni i Kombëtares shqiptare Lorik Cana, deklaroi se Serbia duhet të dënohet për atë që ndodhi më 14 tetor në Beograd. Cana deklaroi se shpreson që UEFA do të marrë një vendim të drejtë dhe të na japë fitoren 3:0 në favor të Shqipërisë.

“Besoj se të gjithë shqiptarët presim të jepet vendimi i duhur, vendimi pak a shumë i drejtë. Po flas në akseptin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Beograd”, u shpreh Cana. Më tej kapiteni kuq e zi u shpreh se tashmë të gjitha faktet janë çuar tek UEFA dhe se shpresojmë për një fitore në tavolinë dhe dënim të Serbisë, pavarësisht se gjithçka mbetet në dorën e Komisionit Disiplinor të UEFA.

“Shpresojmë me një fitore në tavolinë 0:3 dhe me ndëshkim për palën kundërshtare. Por e dimë që organet kompetente e kanë në dorën e vet situatën” u shpreh Lorik Cana.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)