24 Prill 2024

Kosova pranohet si anëtar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

Prishtinë, 22 tetor - Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi përmes një deklarate për media ka bërë të ditur se Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

\"Sot është një ditë vërtetë historike për Kosovën. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka njohur Komitetin Olimpik të Kosovës me status të përkohshëm dhe ka rekomanduar që kjo njohje të bëhet e plotë në Sesionin e ardhshëm të KON në Dhjetor të këtij viti\", ka thënë Krasniqi.

Me këtë sipas tij thyhet izolimi i padrejtë që iu bë sportistëve tanë për më shumë se 20 vjet.

\"Është një moment i veçantë dhe që shënon një epokë të re për sportin e Kosovës. Nga sot ne do të mendojmë vetëm për punë dhe suksese.\"
 \"Njohja e sotme do të ndihmojë shumë edhe federatat e tjera sportive të Kosovës në angazhimet e tyre për pranim ndërkombëtar\", ka theksuar ai.

Krasniqi ka theksuar se në muajin dhjetor pret që Sesioni i Jashtëzakonshëm i KON-it të marrë vendimin për njohje të plotë të KOK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)