25 Prill 2024

Platini mbështet kartonin e bardhë

Gjenevë, 17 tetor - Presidenti i Uefa-së, Michel Platini, ka mbështetur futjen e kartonit të bardhë, që do t’i përjashtonte lojtarët për një kohë për shkak të reagimeve ndaj gjyqtarit.

Ish-përfaqësuesi i Francës beson se abuzimi verbal ndaj zyrtarëve të ndeshjes është bërë shumë epidemik në futbollin modern.

Si pasojë, Platini dëshiron që gjyqtarët të kenë fuqinë t’i dërgojnë lojtarët në karrigen e përjashtimeve të përkohshme për 10 minuta.

Megjithatë Platini ka shpjeguar se kartoni i bardhë “nuk duhet të përzihet me kartonin e verdhë, që është për shkak të ndërhyrjeve brenda ndeshjes”.

59-vjeçari po ashtu ka zbuluar se ai dëshiron t’u lejojë trajnerëve më shumë zëvendësime, me “dy ndërrime në pauzën mes ndeshjeve, derisa të ruhet mundësia e bërjes së tre zëvendësimeve gjatë ndeshjes”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)