16 Prill 2024

Valdes firmos me Liverpoolin

Prishtinë, 2 tetor - Ish portieri i Barcelonës, Victor Valdes  aktualisht pa kontratë po merr veten nga dëmtimi që pësoi në fillimin e këtij viti dhe është në kërkim të një destinicioni të ri për të vijuar karrierën.

Fillimisht u përfol për një akord të 32-vjeçarit me Monacon, por klubi i principatës pasi mori vesh për dëmtimin e rëndë të Valdes hoqi dorë nga ai.

Tashmë skuadra e vetme me emër që kërkon të marrë shërbimet e portierit spanjoll është Liverpooli dhe marrëveshja mes Valdes dhe klubit nga Anfield Road mund të konkretizohet në ditët e ardhshme.

Trajneri i \"The Reds\" Brendan Rodgers e pëlqen shumë gardianin spanjoll dhe duke parë formën jo të mirë që po kalon belgu Simon Mignolet në këtë fillim sezoni, numri 1 i stolit të klubit anglez mund të vendosë tia dorëzojë atij celësat e katërkëndëshit të portës së 18-herë kampionëve të Anglisë.

Por pavarësisht dëshirës së Rodgers, Valdes që të bëhet pjesë e Liverpoolit më parë duhet tu nënshtrohet një sërë provash mjekësore në mënyrë që klubi anglez të verfikojë se në cfarë gjendjeje fizike ndodhet ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)