25 Prill 2024

Cana i lumtur tek Lazio

Lazio, 1 tetor - Cana ndihet i lumtur tek Lazio. Futbollisti kosovar siguron se mundohet ta japë maksimumin gjithmonë për fanellën “Biancocelesti”, njëjtë sië bëri edhe të dielën mbrëma, në fitoren e thell, 4:0 ndaj Palermos, ku ishte i pakalueshëm.

“Sot luajtëm mirë dhe e menaxhuam mirë rezultatin. Unë gjithmonë kam qenë i gatshëm, kurdo që ka pasur nevojë trajneri. Kam luajtur në nivel të denjë për këtë klub, duke e dhënë më të mirën”, deklaroi Cana pas ndeshjes.

“Ne jemi të nderuar dhe krenarë që e veshim këtë fanellë, në një klub që ka objektiva seriozë. Unë jam munduar që ta kombinoj kualitetin dhe eksperiencën që e kam, për ta dhënë më të mirën dhe për ta ndihmuar këtë ekip”, përfundoi Cana, i cili e lavdëroi edhe shokun e repartit, Stefan De Vrij, me të cilin ishin të pakalueshëm të dielën mbrëma.

Pas pesë xhirosh të zhvilluara në Serie A, Lazio është e nënta me 6 pikë të grumbulluara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)