29 Mars 2024

Januzaj mendon largimin nga Manchester United

Manchester, 19 shtator - Adnan Januzaj po mendon largimin nga Manchester United që në merkaton e janarit.

Futbollisti i kombëtares belge nuk ka shumë hapësira në ekipin e Van Gaal pas mbërritjes së Angel Di Maria, Ander Herrera apo Falcao ndaj dhe po mendon edhe opsionin e fundit: largimin nga \"Old Trafford\".

Lajmi jepet nga britanikja \"Talk Sports\", që shton se Januzaj ka nevojë për më shumë minuta për tu rritur si futbollist.

Adnan Januzaj konsiderohet si një prej talenteve me të ardhme në futboll, por deri tani asnjë klub konkret nuk ka shfaqur interesim për të.

Sipas mediave britanike ai mund të kalojë në një ekip tjetër të Premier League, sigurisht jo të nivelit Manchester United.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)