19 Prill 2024

FIFA rendit Shqipërinë në vend të 45-të

Paris, 18 shtator - FIFA rendit Shqipërinë në vend të 45-tëFitorja historike me Portugalinë e ka ngjitur Shqipërinë në renditjen e FIFA-s.Kombëtarja ndodhet në vendin e 45 duke u përmirësuar me 25 pozicione në krahasim me klasfikimin e muajit gusht.

Për Kuqezinjtë kjo është edhe vendosja më e mirë për vitin 2014.

UEFA e shpalli si ekipin e javës Shqipërinë pas suksesit 1 – 0 në Aveiro. Nisja me disfatë e fushatës kualifikuese të Euro 2016 i ka kushtuar postin Paulo Bento.

Trajneri i Portugalisë është larguar i shtyrë edhe nga presioni i vazhdueshëm në drejtim të tij.

Portugalia nuk ka lëvizur nga vendi i 11, ndërsa emri i fundit që përplitet për të zëvendësuar Paulo Bento është Fernado Santos, ish-trajneri i Greqisë në Kupën e Botës 2014.

Renditjen e shtatorit e udhëheq përsëri Gjermania e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)