18 Prill 2024

Paderborn i merakosur me lëndimin e Alban Mehës

Berlin, 31 korrik - Tri javë para fillimit të sezonit të ri, klubi i hyrë këtë vit në bundesligën e parë, “Paderborn” druan se nuk do të ketë në radhët e veta “artistin e gjuajtjeve të lira”, Alban Mehën.

“Shpresojmë se do të shpëtojë pa u operuar, pasi që çarja nuk është aq e madhe. Por, se sa do të zgjasë mungesa e Albanit, nuk mund të thuhet tash me kompetencë”, ka thënë menaxheri sportiv i Paderbornit, Michael Born.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Meha, ka pësuar të shtunën e kaluar në ndeshjen testuese kundër Maccabi Haifa (1-2) një çarje në meniskun e jashtëm në gjurin e djathtë. Kjo diagnozë ka rezultuar pas kontrollimit MRT të bërë të mërkurën, pas kthimit nga kampi i stërvitjeve ne Tirol.

Born thotë më tutje se mjekët e klubit do të vendosin së shpejti se si do të bëhet më tutje, nëse do të operohet Meha ose jo.
Me 12 golat e shënuar në sezonin e kaluar, Albani 28 vjeçar ka qenë ndër më meritorët për ngritjen e Paderbornit në bundesligën e parë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)