20 Prill 2024

Alejandro Sabella jep dorëheqje

Buenos Aires, 30 korrik - Alejandro Sabella ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Argjentinës.

Strategu argjentinas e ka njoftuar federatën e futbollit të vendit të tij se dëshiron t’i japë fund angazhimit në rolin e përzgjedhësit.

Ai arriti t’i dërgojë Albicelestët deri në finale të Kampionatit Botëror 2014, ku pësuan nga Gjermania.

Vendin e 59-vjeçarit pritet ta zë ish-trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino.

Martino është favoriti kryesor, mirëpo kandidat është edhe përzgjedhësi i Kolumbisë, Jose Pekerman.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)