25 Prill 2024

Rodriguez blehet nga Real Madrid

Madrid, 22 korrik - Kolumbiani James Rodriguez i cili shkëlqeu në Botërorin e zhvilluar në Brazil u zyrtarizua si blerja më e re në Santiago Bernabeu.

Lajmin e bëri të ditur klubi madrilen me anë të një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të internetit: “Real Madrid C.F. dhe AS Monaco kanë arritur marrëveshjen për transferimin e lojtarit James Rodriguez, i cili do të luajë me Realin në gjashtë sezonet e ardhshme.”

Sulmuesi do të përfitojë 5 milionë euro në sezon dhe është blerë nga Monaco për 80 milionë euro. James Rodriguez u shpall golashënuesi më i mirë i Botërorit me 6 gola dhe një nga këta gola, ai ndaj Uruguajit, është cilësuar si më i bukuri i turneut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)