29 Mars 2024

Juventus interesohet për Hummelsin

Torino, 18 prill - Skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të Borussia Dortmundit, Mats Hummels, shkruajnë të enjten mediumet italiane.

Mësohet se Juve për Hummelsin i ka ofruar Dortmundit gjysmën e kartonit të sulmuesit Ciro Immobile, i cili pëlqehet shumë nga skuadra gjermane.

Juve së bashku me skuadrën e Torinos posedon kartonin i Immobiles, i cili po shkëlqen këtë edicion në Serie A.

Ai aktualisht është golashënuesi më i mirë i kampionatit italian me 19 gola të shënuar me fanellën e Torinos. Hummels ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2016, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të largohet nga Bundesliga.

Si Hummels ashtu edhe Immobile pritet të jenë në Kampionatin Botëror \"Brazili 2014\" me Përfaqësuesen e Gjermanisë, përkatësisht Italinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)