19 Prill 2024

Nisin provimet pranuese në UP

Prishtinë, 19 korrik - Sot ka filluar provimi pranues në pjesën dërmuese të Njësive Akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Rektori Marjan Dema me prorektorët kanë vizituar pesë njësi akademike: Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Arteve të Bukura, Fakultetin Filologjik  dhe Filozofik.

\"Vlen të theksohet se në të gjitha njësitë e vizituara, procesi i mbarëvajtjes së provimit pranues ka shkuar pa asnjë incident dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Kandidatët ishin të vendosur nëpër salla, duke plotësuar testet, derisa menaxhmenti i NjA, stafi akademik, kujdestarët dhe sigurimi ishin të pranishëm në të gjitha hapësirat e vizituara\", thuhet në një kumtesë të UP-së.

UP njofton se provimi pranues do të vazhdojë të organizohet edhe në orët e pasditës, nesër dhe pasnesër.

Kjo është lista e orareve të provimeve:

1.     Fakulteti Filozofik më datë 19.7.2017 në ora 9.00

2.     Fakulteti i Filologjisë më datë  19.7.2017 në ora 9.00

3.     Fakulteti  Juridik më datë 19.7.2017 në ora 9.00

4.     Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës më datë 19.7.2017 fillon në ora 9.00-15.00

5.     Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike më datë 19.7.2017 fillon në ora 15.30-17.30

6.     Fakulteti i Arteve të Bukura më datë 19.7.2017 dhe 20.7.2017 në ora 9.00

7.     Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës më datë 19.7.2017 në ora 9.00

8.     Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike  më datë 20.7.2017 fillon në ora 9.00-11.00

9.     Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit më datë 19 dhe 20.7.2017 në ora 8.00

10. Fakulteti i Edukimit më datë 19.7.2017 në ora 9.00

11. Fakulteti i SHMN-së  më datë 20.7.2017 në ora 9.00

12. Fakulteti Ekonomik më datë 20.7.2017 në ora 9.00

13. Fakulteti i Mjekësisë më datë 21.7.2017 duke filluar nga ora 9.00.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)