20 Prill 2024

Në Kolegjin ISPE vërshojnë studentët

Prishtinë, 23 gusht - Drilon Bunjaku nga Gjilani është regjistruar në Programin e Studimëve të Integruara Evropiane pranë Kolegjit ISPE. Ai tregon se përse e ka zgjedhur pikërisht këtë kolegjë dhe pikërisht studimet evropiane.

“Arsyet janë të shumta, mirëpo ajo që më ka tërhequr më së shumti që të studioj tek ky kolegj është profilizimi që ka ky kolegj dhe mundësitë që ai ofron”, tregon ky djalosh nga Gjilani i sapo regjistruar në ISPE.

Ai tregon se ka pasur oferta nga më të ndryshmet për të studiuar, mirëpo siç shprehet ai, “duhet të mendojmë mirë për të ardhmen dhe karrierën”.

“Duhet të mendojmë ka e ardhmja dhe ka perspektiva, e për këtë jam i bindur, dhe në bazë të asaj që më kanë treguar kolegët që kanë dalë nga ky kolegj, se ISPE është perspektiva e sigurt”, thotë ky student i sapo regjistruar.

Një arsye tjetër që këtë 18 vjeçar e ka bindur që nga Gjilani të vijë të studioj në Prishtinë, në Kolegjin ISPE është marrëveshjet që i ka ky kolegj me universitet gjermane dhe mundësinë e studimit për një semestër në këto Universitetet.

“Të studiosh nuk nënkupton që të marrësh një letër, por duhet të mësosh diçka dhe të kesh mundësitë të shkosh dhe të studiosh për një kohë edhe në universitete me renome, dhe të mësosh nga përvojat dhe kultura e atyre vendeve”, thotë ai.

Ndërkohë, në Kolegjin ISPE kanë vërshuar numër i madh i të interesuarve për t’u regjistruar jo vetëm në drejtimin Studime Evropiane, që është i pari dhe i vetmi i specializuar në Kosovë për këtë lami, por edhe në drejtimet tjera.

Sipas drejtuesve të këtij kolegji, numër jashtëzakonisht i madh i studentëve po regjistrohen edhe në studimet e Sigurisë.

Ngjashëm sikurse tek studimet evropiane, Kolegji ISPE është ndër të vetmet kolegje që e ka të veçantë edhe drejtimin Studimet e Sigurisë, dhe ku japin mësim jo vetëm profesorët vendor më të mirë të kësaj fushe, por edhe ushtarakë dhe ish- udhëheqës të lartë të NATO-s.

Në këtë kolegj studentët, si në asnjë prej institucioneve tjera të arsimit të lartë në Kosovë, e kanë edhe Bibliotekën e NATO-s, ku do të kenë mundësi të njihen me lajmet më të reja nga sektori i sigurisë.

18 vjeçar-ja Fortesa Gashi  nga Prishtina thekson se pikërisht profesorët në këtë universitet e kanë bindur atë që të përzgjedh Kolegjin ISPE për të studiuar.

“Duke pasur parasysh se sektori i sigurisë është ndër më të rëndësishmit për funksionimin e një shteti, kam vendosur që të studioj Studimet e Sigurisë. Dhe ISPE më ka bindur që është ndër më të mirët për këtë fushë. Profesorët, e sidomos ata ndërkombëtarë, dhe disa ish- ushtarakë të lartë të NATO-s, që janë pjesë e ISPE-së më kanë bindur që të jem pjesë e këtij kolegji”, ka thënë Fortesa  nga Prishtina. Ajo konsideron që ky kolegj i ofron kushtet më të mira edhe për ata studentë të dalluar, për të përfituar bursë.

“Shpresoj që edhe unë të jem bursiste në këtë kolegjë”, ka thënë ajo.

Brenda pak ditësh pritet që të filloj viti i ri akademik 2016/2017. Menaxhmenti i këtij kolegji thekson se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik.

Të gjitha drejtimet: Studimet e Sigurisë, Studimet Evropiane, Ekonomik, Juridik dhe Shkenca Politike tashmë janë gati për fillimin e vitit të ri akademik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)