28 Mars 2024

SBASHK: Nuk ka arsye që të ketë greva

Prishtinë, 24 prill - Sot në mëngjes është zhvilluar një takim mes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, atij te Financave, Avdullaj Hoti dhe Ministrit të Admisitratës, Mahir Jaggjellar.

SBASHK ka bërë të ditur se në takim është thënë se janë bërë shumë përgatitje  dhe se angazhimet konkrete  po vazhdojnë dhe se kërkesa e SBASHK-ut për  0.5 %  të përvojës së punës për çdo vit shërbimi do të impementohet me pagat e këtij muaji, pra të muajit prill.

Kjo sipas SBASHK nënkupton se për momentin nuk ka arsye që të ketë ndonjë veprim sindikal.

\"Konsiderojmë se kjo është një arritje e angazhimit të  përbashkët të  SBASHK-ut,  MASHT-it  dhe Qeverisë së Kosovës.\"

\"SBASHK-u kërkon mirëkuptim nga të punësuarit në arsimin e Kosovës sepse për arsye të numrit të madh të të punësuarve në këtë sektor dhe procedurës  së procedimit të të dhënave , eventualisht, mund të vonohen për pakë ditë listat dhe pagat\", thekson SBASHK.

Ndryshe Këshilli Drejtues i SBASHK-ut kishte mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme . Në këtë mbledhje është diskutuar për  vendimin e Qeverisë së Kosovës, nga mbledhja e saj e jashtëzakonshme, për implementimin  e 0.5 %  e përvojës së punës   për çdo vit të shërbimit për të punësuarit në arsimin e Kosovës. Po ashtu Këshilli Drejtues është informuar edhe për takimin e  19 prillit me Ministrin Bajrami.

Opinioni e di po ashtu se kishte përfaqësues të Komunave të Kosovës që kërkonin zëshëm të shkohej në grevë që më 20 prill, ashtu si kishte paralajmëruar SBASHK-u, por një numër më i madh përfaqësuesve të Komunave tjera kërkuan që të shtyhet vendimi për grevën për 24 prill.

Nga 20 prilli e deri më 24 prill janë zhvilluar shumë aktivitete dhe janë bërë shumë angazhime për të vënë në jetë vendimin e Qeverisë lidhur me kërkesën e SBASHK-ut për 0.5 % të përvojës së punës  për çdo vit shërbimi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)