29 Mars 2024

Ndalesa për përdorim te librit "Kriminalistika" ende në fuqi

Prishtinë, 24 prill - Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës sqaron për opinionin se ndalesa e rektorit për përdorim te librit "Kriminalistika" të autorit Vesel Latifi për studentët e UP-së është ende në fuqi.

Kjo sipas rektoratit nënkupton se në rast se ka filluar te përdoret dhe të ribotohet nuk është bere me aprovim te Këshillit Botues te UP-se. Pra Universiteti i Prishtinës nuk është botues i këtij libri.

Gjithashtu Fakulteti Juridik i UP-së konfirmon se syllabusi i lëndës “Kriminalistika” nuk përmban këtë libër mesin e teksteve obligative për përgatitjen e provimit si dhe nuk gjendet në hapësirat e këtij fakultetit të cilat janë të dedikuara për ofrim të teksteve universitare.

Universiteti i Prishtinës nuk është përgjegjës për inspektim apo ndalim të botimeve private apo të botimeve të shtëpive botuese, prandaj edhe nuk mban përgjegjësi për botime të cilat realizohen jashtë UP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)