29 Mars 2024

SBASHK: Greva dyorëshe edhe më e fuqishme se e para

Prishtinë, 22 janar - Në bazë të raporteve të arritura nga  Këshillat Komunale Greviste  shihet se kësaj greve iu kanë përgjigjur të gjitha shkollat që ishin në grevë më 13 janar si dhe iu kanë bashkëngjitur edhe shkolla të tjera që nuk i ishin përgjigjur grevës së parë. 

Kjo tregon se grevë e sotme  në Arsimin Parauniversitar të Kosovës ishte edhe më e fuqishme se ajo e para. Grevës dyorëshe i është bashkëngjitur edhe Sindikata e UP-së ( SUSHK)   që duke shprehur kështu pakënaqësinë për mos nënshkrimin e Kontratës së UP-së i janë bashkëngjitur veprimeve sindikale  të SBASHK-ut.

Gjatë grevës së sotme dyorëshe  Kryetari i SBASHK-ut , Rrahman Jasharaj, me bashkëpunëtorët ka vizituar dy shkolla në komunën e Fushë Kosovës , një në Prishtinë si dhe disa Fakultete të UP-së.

Raportet nga terreni tregojnë se nga 1110 shkolla amë dhe paralele të ndara të arsimit fillor, atij të mesëm dhe të arsimit special në Kosovë vetëm 23 shkolla kanë mbajtur mësim, të cilat  edhe nuk janë anëtare të SBASHK-ut. Ndërsa të gjitha institucionet tjera  të arsimit Parauniversitar kanë respektuar thirrjen e sindikatës të tyre për grevë.

Gjatë procesit të mbajtjes së grevës sipas raporteve të arritura nga Këshillat Greviste nuk ka pasur ndonjë parregullsi, përveç në Komunën e Podujevës . Atje ka pasur presione nga drejtori i DKA-së me qëllim që të pengohet greva duke kërcënuar mësimdhënësit  dhe drejtorët e shkollave , gjë që bie në kundërshtim me Ligjin për Grevat (nr. 03/L-200  dhe plotësimin e këtij Ligji 04/L -119.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka komunikuar me drejtorin e kësaj DKA-je dhe ka kërkuar nga ai që të heq dorë nga presionet dhe të sillet konform  ligjeve të lartcekura mbi grevat në të kundërtën SBASHK-u do të detyrohet t’i radikalizojë veprimet sindikale dhe të ngre padi konform këtij ligji  për të gjithë ata që bëjnë presione për pengimin  të drejtës së veprimeve sindikale – grevës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)