19 Prill 2024

Shënohet Java Ndërkombëtare e Arsimit

Prishtinë, 21 nëntor - Për të shënuar Javën Ndërkombëtare të Arsimit, Programi për Arsim Themelor i USAID-it është duke u përqëndruar në zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të nxënësve për lexim.

Për këtë arsye, Programi është duke organizuar takime rajonale për lexim. Qëllimi i këtyre takimeve është t’i kushtojë rëndësi leximit dhe procesit të tij, dhe në të njëjtën kohë të zgjerojë bashkëpunimin në mes të gjitha palëve të përfshira në zhvillimin e shkathtësive të leximit në klasat të ulëta. Këto takime do të marrin pjesë fasilitatorët shkollorë të leximit dhe drejtorët e shkollave.
 
Të gjeturat nga Vlerësimi i Leximit në Klasat e Hershme (A-EGRA) do të prezantohen në këto takime dhe njëkohësisht do të krahasohen rezultatet e 2012-ës me ato të 2014-ës.

Për më tepër, pjesëmarrësit do të ndajnë përvojat e tyre gjatë zbatimit të qasjes së re në inkurajimin e leximit, e cila përfshinë edhe përdorimin e materialeve për konkretizimin e

mësimdhënies, të ofruara nga Programi gjatë kursit të leximit. Në këto takime, pjesëmarrësit do të jenë të inkurajuar të përdorin strategji të ndryshme për të rritur shkathtësitë e leximit, dhe për këtë arsye do të shpërndahen libra dhe udhëzues shtesë nëpër shkolla në mënyrë që më saktësisht t’i zbatojnë këto strategji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)