29 Mars 2024

Studentët ndërprenë mbledhjen e Senatit

Prishtinë, 19 shtator -  Grupi i Studentëve, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahut, të mbështetur edhe nga senatorët e Parlamentit të Studentëve, kanë pamundësuar mbajtjen e mbledhjes së Senatit të këtij universiteti.

Mbledhja është ndërprerë kur grupi i studentëve ka hyrë në sallën e Senatit dhe duke fishkëllyer kanë kërkuar dorëheqjen e rektorit Zejnullahu.

Astrit Dedaj njëri nga përfaqësuesit e studentëve e ka konfirmuar ndalimin e mbledhjes. “Ne sot e bllokuam mbledhjen e Senatit. Pjesëmarrës të këtij aktiviteti kanë qenë edhe studentët senatorë. Në sot ia bëmë me dije rektorit se nuk do të ndalemi deri në fund.\"

\"Ai tashmë e ka të qartë se edhe brenda Senatit ka njerëz që nuk i përkrahin shkeljet që i ka bërë”, ka thënë Dedaj, duke shtuar se nuk është përdorur forcë për të hyrë në sallën e senatit.

Ai ka thënë se protestat do të vazhdojnë deri në shkarkimin e këtij rektori.

Në këtë mbledhje është dashur të vendoset për shpalljen e konkursit plotësues për pranimin e studentëve të rinj dhe zgjedhjen e prorektorëve të këtij universiteti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)