25 Prill 2024

Rishpërndarja e pasurisë, ndikon në rritjen ekonomike

Gjilan, 17 prill - Në kuadër të programit të Universitetit  \"Kadri Zeka\" në Gjilan, \"Guest Speaker\", sot para studentëve të këtij institucioni, ka mbajtur një ligjëratë Prof. Asc. Dr. Laura Dawson Ullrich, me temën “Pabarazia e të ardhurave dhe rishpërndarja”.

Duke folur për rishpërndarjen e pasurisë, përmes sistemit të taksimit, prof. Ullrich tha se kjo ndikon në reduktimin e  pabarazinë dhe rritjen ekonomike. Ndërkaq duke iu përgjigjur  interesimeve të studentëve rreth gjendjes në ekonominë kosovare,  Prof. Ullrich ka thënë se Kosova ka nevojë për avancim të politikave për bizneset, me qëllim të tërheqjeve të investitorëve të huaj.

Prof. Assoc. Dr.  Laura Dawson Ullrich, ka vlerësuar se në Kosovë ka nivel të lartë të papunësisë kurse nga ana tjetër ka një shoqëri shumë stabile, e kjo sipas saj nënkupton kulturë të lartë tek populli  kosovar.

Kjo ligjëratë, nga studentët u konsiderua si një mundësi e mirë për ta, për të parë edhe këndvështrimet e profesorëve të jashtëm, për zhvillimet ekonomike në vend.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)