19 Prill 2024

MAShT angazhohet për integrim të nxënësve kroat në arsim

Prishtinë, 17 prill - Zëvendësministrat e arsimit , z. Nehat Mustafa dhe z. Usmen Baldzhi, pritën një delegacion të ministrisë  së arsimit të Kroacisë të udhëhequr nga zëvendësministrja  znj. Ankica Njezhiç  të shoqëruar nga ambasadori i  Kroacisë në Kosovë z. Zoran Vodopija.

 Në këtë takim u diskutua për shkollimin e të rinjve kroat në Kosovë dhe mundësitë e integrimit të tyre në sistemin e arsimit të Kosovës.

Zëvendësministri Mustafa tha se, MAShT është e angazhuar për t`iu dhënë mundësi të barabarta  arsimimi të gjithëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa theksoi se  thellimi i  bashkëpunimit Kosovë - Kroaci, si dy vende multikulturale është me interes reciprok.

“ Do të bëjmë të pamundurën që të rinjtë kroat ti integrojmë në sistemin e arsimit të Kosovës”   tha Mustafa ndërsa shtoi se bashkëpunimin me Kroacinë  në këtë drejtim është i domosdoshëm.  Ndërkaq theksoi se nxënësit kroat të cilët kanë ndjekur mësimin në sistemin paralel serb , ju mundësohet  të sprovojnë njohuritë e tyre në Maturën Shtetërore të Kosovës  dhe pastaj edhe shkollimi i lartë .

Ambasadori i Kroacisë , z. Zoran Vodopija nga ana e tij tha se në të ardhmen do të  shikohen mundësitë për ndarjen e  më shumë bursave për  studentët  kroat, të cilët do të studionin gjuhën dhe kulturën kroate, si dhe lëmi tjera që nxisin zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Zëvendësministrja e ministrisë së arsimit të Kroacisë , znj . Ankica Njezhiç tha se është e nevojshme të përmirësohet  cilësia e mësimdhënies për  nxënësit kroat sipas metodave bashkëkohore për q`ka së bashku do t`i motivojmë të rinjtë për shkollim të lartë.

Ndërsa, zëvendësministri Usmen Baldzhi u shpreh se, MAShT-i,  ofron mundësi shkollimi në gjuhën amë edhe për të rinjtë e komuniteteve, ndërsa theksoi se është i nevojshëm këmbimi i përvojave , bashkëpunimi i shkollave kroate me shkollën fillore në Janjevë, këmbimi i vizitave reciproke dhe forma tjera të bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)