25 Prill 2024

OBSh zgjedh drejtorin e parë të përgjithshëm nga Afrika

Gjenvë, 24 maj - Tedros Adhanom Ghebreyesus nga Etiopia u zgjodh të martën drejtori i ri i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u bërë kështu i pari person nga Afrika në këtë post që prej krijimit të kësaj organizate.

Në fjalën e vet pas zgjedhjes, Adhanom tha se Agjenda e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 i ofron një mundësi Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vënë në qendër të punës së ardhshme çështjet e shëndetit publik global.

Ai u angazhua për krijimin nga OBSh-ja të marrëdhënieve efektive të partneritetit dhe mekanizmave transparente dhe efikase, duke u fokusuar te shtresat dhe rajonet më në nevojë.

52-vjeçar Tedros Adhanom Ghebreyesus është një specialist i njohur i mjekësisë. Ai ka qenë ministër i Shëndetësisë dhe ministër i Jashtëm i Etiopisë.

Mandati i drejtores së përgjithshme në detyrë Margaret Chan përfundon më 30 qershor dhe Ghebreyesus do ta marrë detyrën më 1 korrik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)