19 Prill 2024

Hapet Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Kaçanik

Kaçanik, 24 mars - Sot, në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Kaçanik, në Qendrën Kryesore të Mjekësise Familjare (QKMF)  – iniciativë kjo e bërë e mundshme falë bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Kaçanikut, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna.

Në hapjen e qendrës në Kaçanik, zëvendës ministri Dr. Izet Sadiku deklaroi se përmes këtyre qendrave po arrihet informimi dhe vetëdijesimi i partnerëve të rinj për kujdesin dhe përgatitjen gjatë tërë procesit të shtatzënisë si dhe për fëmijën.

\"Ministria e Shëndetësisë ka akredituar këtë program dhe zotohet në vazhdimin e bashkëpunimit me Akstionin për Nëna dhe Fëmijë në zgjerimin e qendrave informuese në cdo komunë.”

Poashtu, Dr. Nijazi Ilazi, drejtori QKMF-së në Kacanik theksoi se hapja e kësaj qendre do të ndikojë drejtpërsëdrejti në edukimin dhe përmirësimin e shëndetit të nënës dhe fëmijës. Poashtu u zotua se QKMF në Kacanik do të garantojë qëndrueshmërine e qendrës ashtu që këshillat për pacientë të bëhen pjesë e integruar e shërbimeve ditore të kujdesit primar.  

Ndërkaq, përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë, Albiona Beha, deklaroi se themelimi i Qendrës në Kaçanik shënon pikën e 5-të, apo komunën e 4-të që inkuadron programin edukativ të qendrave si pjesë të shërbimit ditor për shëndetin e nënës dhe fëmijës. Qendra Informuese në Kacanik do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe atyre psiqike për gratë si dhe partnerët e tyre, aktivitete këto të zhvilluara në një ambient interaktiv modern e me shumë ngjyra.

Vitin e kaluar u hap zyrtarisht edhe Qendra Informuese për Shëndetin e Gruas në Shterpcë e Mitrovicë, ndërkaq një vit më parë në Prishtinë e Ferizaj.

Sot u themelua edhe qendra e 5-të në Kaçanik. Aksioni për Nëna dhe Fëmijë synon të zgjerojë qendrat e tilla informuese për gratë shtatzëna dhe partnerët e tyre edhe në komuna të tjera të Kosovës që të ndihmojë në ngritjen e edukimit shëndetësor në vend në kuadër të nivelit primar shëndetësor.
 
Hapja e qendrës sot në Kaçanik u mbyll me një koktej rasti. Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Komunës së Kaçanikut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)