20 Prill 2024

Miratohet sigurimi i pajisjeve mjekësore në vlerë prej 50 milionë euro

Prishtinë, 23 janar - Këshilli Kombëtar për Investime ku marrin pjesë tetë ministra të Qeverisë së Kosovës  ka miratuar sot projektin e Ministrisë së Shëndetësisë: Furnizimi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për pajisje mjekësore”,  në vlerë prej rreth 50 milionë eurove.

Ky projekt i Ministrisë së Shëndetësisë që nënkupton sigurimin e pajisjeve mjekësore për institucionet e kujdesit dytësor dhe tretësor shëndetësor do të realizohet përmes formave të përshtatshme të financimit me mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në periudhën e ardhshme.

Projekti ka për qëllim financimin e jashtëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore në disa prej klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme,  sigurimin e  programit për menaxhimin e pajisjeve mjekësore për të përcjellë ciklin jetësor të gjitha pajisjeve në SHSKUK dhe përmirësimin e infrastrukturës mjekësore .

Projekti është hartuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe iu ka nënshtruar një vlerësimi edhe nga fondacioni amerikan Project Hope.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)