20 Prill 2024

Rrahmani po merr pjesë në Konferencën për farmako-ekonominë në Kroaci

Zagreb, 23 shtator - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Imet Rrahmani, bashkë me shefin e Agjensionit Kosovar për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, Jeton Shala, si dhe përfaqësues të sektorit farmaceutik publik të Kosovës po marrin pjesë në Konferencën e Tretë Regjionale për farmako-ekonomi me temën: menaxhimi, financimi dhe furnzimi në sektorin e shëndetësisë, të organizuar nga Qendra Evropiane për Paqe dhe Zhvillim, e themeluar nga Kombet e Bashkuara, që po mbahet në Brione të Kroacisë.


Në këtë konferencë po diskutohet për rolin e rëndësishëm të farmako-ekonomisë dhe analizës farmakoekonomike në procesin e vendimarrjes në këtë sektor dhe për zhvillimin ende të pamjaftueshëm të resurseve në këtë fushë multidisiplinare në sistemet shëndetësore të shteteve të Evropës Juglindore.

Ministrit Rrahmani i është dhëna fjala të parit nga mysafirët që t\'u dretohet të pranishmëve dhe ai tha se Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës është e angazhuar shumë që të ofrojë një sstem shëndetësor profesional që t\'u ofrojë mundësi, kushte dhe shërbime më të mira të gjithë qytetarëve, në këtë rast shërbime farmaceutike.

\"Jam plotësisht të vetëdijshëm për rolin themelor të faramako ekonomisë në vendimmarrje sa i përket rimbursimit të të barnave dhe për faktin se Kosova është gati fillojë këtë proces. Unë jam i kënaqur të ju shoh sot këtu duke ndarë ekspertizën tuaj në këtë fushë dhe jam i sigurt se ekipi ynë i ekspertëve do të fitojë nga konferenca njohuri shtesë në dobi të sektorit tonë shëndetësor\", tha Ministri Rrahmani para të pranishmëve.

Konferenca që i zhvillon punimet edhe të shtunën, po drejtohet nga prof. dr. Klaus Dirk Henke, shef i Katedrës së financimit publik të ekonomikës shëndetësore të Institutit për Ekonomi dhe të drejta ekonomike të Universitetit Teknik të Berlinit, ndërsa përveç pjesëmarrësve nga shtetet e Ballkanit, po marrin pjesë ekspertë edhe nga Britania e Madhe, Gjermania, shtetet skandinave dhe shtete të tjera përendimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)