20 Prill 2024

Bashkëpunimi mes Lux-Dev e MSh, lehtësim për realizimin e projekteve

Prishtinë, 24 gusht - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani i shoqëruar nga U.D Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së, Ardian Mehmetaj dhe bashkëpunëtorë, priti sot në takim përfaqësues të Qeverisë së Luksemburgut  të udhëhequr nga drejtori i ri përgjegjës për projektet e Lux-Dev në Kosovë, z. Frédéric Rouffe, këshilltaren për Ballkan (në largim), znj.Dzeneta Ramic dhe shefen për këshillim teknik, znj. Afërdita Ademi-Osmani.

Në këtë takim, Ministri Rrahmani ka uruar për detyrën e re z. Rouffe, e në anën tjetër ka falënderuar  znj. Ramic për kontributin e dhënë gjatë mandatit të saj, dhe bashkëpunimin e mirë e të suksesshëm në kuadër të projekteve mbështetëse të Lux-Devit, për shëndetësinë kosovare dhe për Kosovën në përgjithësi.

Ministri Rrahmani ka njoftuar përfaqësuesit për sfidat e shëndetësisë kosovare, preokupimet dhe prioritetet e MSh-së dhe ka shprehur përkushtimin e plotë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve mike, posaçërisht në fushën e shëndetësisë.

Ai tha se “Ministria e Shëndetësisë është duke punuar me itenzitet të shtuar në procesin e reformave që nënkupton riorganizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të MSH-së që kjo Ministri të jetë shumë më dinamike”.

“Prioritet i yni në këtë fazë është sistemi i sigurimeve shëndetësore ku në janar të vitit 2017, do të fillojmë me mbledhjen e premiumeve shëndetësore dhe krahas saj sistemi i informimit shëndetësorë, që do të mbështetet në parimet moderne organizative e funksionale, e që Qeveria e Luksemburgut e ka mbështetur në vazhdimësi këtë projekt, për çka ju jemi falënderues”, tha Ministri Rrahmani.

U.D. Sekretari i Përgjithshëm Ardian Mehmetaj, është shprehur falënderues ndaj Qeverisë së Luksemburgut, për siç tha “mbështetjen e vazhdueshme që po jep për fushën e shëndetësisë”.

Znj. Ramic tha se bashkëpunimi i mirë mes Lux-Dev dhe MSh-së, ka qenë lehtësim për realizimin e projekteve me sukses.

Z. Rouffe, është falënderuar për pritjen dhe po ashtu ka shprehur mbështetjen e tij sikurse paraardhësi i tij, për projektet e zhvilluara në kuadër të shëndetësisë deri më tani, por edhe për projekte të  tjera të reja të cilat mund të shërbejnë në përmirësimin dhe fuqizimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë.

Ndryshe, Qeveria e Luksemburgut është një prej kontribuesve më të mëdhenj në fushën e shëndetësisë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)