20 Prill 2024

MKK për HIV/AIDS mbanë Kuvendin e parë pas reformimit të tij

Prishtinë, 24 qershor - Nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Shëndetësisë Izet Sadiku sot është mbajtur Kuvendi i 23, gjegjësisht takimi i parë pas reformimit të  Mekanizmit Koordinues të Kosovës MKK, i cili është pjesë e arkitekturës së Fondit Global në Republikën e Kosovës dhe mekanizëm koordinues që përfaqëson te gjithë grupet e interesit te angazhuara në luftë kundër HIV/AIDS dhe TB-së në vend.

Në këtë takim Zëvendësministri Sadiku, ju dëshiroj mirëseardhje anëtarëve të rinj, ku i ka njoftuar ata me historikun e MKK-së, duke vënë në theks të veçantë sukseset e deritanishme gjatë viteve të funksionimit të këtij Mekanizmi.

Në Kuvend, është bërë pranim-dorëzimi i anëtarësisë së re dhe janë diskutuar shumë çështje të rëndësishme që për qëllim kanë funksionimin sa më të mirë të MKK-së.

Po-ashtu, në takim janë prezantuar edhe projektet e ardhshme  për TB dhe HIV nga mbështetësi i këtij programi, Fondi Global.

Ndryshe, Mekanizmi Koordinues i Kosovës për HIV/AIDS dhe Tuberkulozë (MKK për HIV/AIDS dhe TB), është trup shumë-sektorial i themeluar në Shkurt të vitit 2004, me qëllim të koordinimit më të mirë, për fuqizimin e përgjigjes kombëtare ndaj  këtyre dy sëmundjeve ngjitëse në Kosovë.

Ndryshe, MKK është e organizuar dhe funksionon konform udhërrëfyeseve përkatëse të Fondit Global.

Për më tepër, MKK për HIV/AIDS dhe TB funksionon si grup i koncensuzit nacional që ka për  qëllim të promovoj zhvillimin transparent, implementim dhe mbikëqyrjen e projekteve të financuara nga Fondi Global.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)