19 Prill 2024

Rrahmani bisedon me Ministrin e Gjermanisë të Shëndetësisë

Berlin, 24 maj - Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani zhvilloi një takim me Ministrin e Shëndetësisë të Federatës Gjermane, Hermann Gröhe.

Në këtë takim ministrat kanë diskutuar për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë midis dy vendeve, me theks të veçantë në fushat me prioritet zhvillimi në shëndetësinë kosovare.

Ministri Rrahmani ka falënderuar ministrin Gröhe, për përkrahjen e shtetit gjerman në ngritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ai i ka bërë ftesë Ministrit Federal të Shëndetësisë të Gjermanisë për të vizituar Kosovën, për të parë nga afër mundësi të reja konkrete për bashkëpunim.

Gjatë vizitës në Gjermani dhe në takimet me zyrtarë të lartë të shëndetësisë gjermane, Ministri Rrahmani po shoqërohet nga zyrtarë të lartë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)