28 Mars 2024

Për 9 muaj janë operuar 29 756 pacientë

Prishtinë, 25 nëntor - Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka përmbyllur nëntëmujorin e këtij viti,  me numër të konsiderueshëm të shërbimeve shëndetësore të kryera për pacientët  në të gjitha njësitë përbërëse.
 
Për nëntëmujorin e parë, në kuadër të SHSKUK-së, janë kryer 29 756 operacione të ndryshme, me 119 872 pacientë të shtrirë me 645 158 ditë mjekimi.

Në Qendrën  Klinike Universitare të Kosovës, ka pasur  352 820 ditë  shërimi për pacientët  me 54 664 pacientë të shtrirë , ku nga këta pacientë,  16 704  janë operuar.

 Në QKUK, gjatë muajit Janar-Shtator 2015, u kryen  287 560 vizita ambulantore për pacientë dhe 623 568 ishin shërbime të veçanta apo diagnostike, ndërsa shërbime (parametra) laboratorike ishin 763 768,  për 221 346 pacientë.

Qendra Klinike Universitare Stomatologjike,  ka kryer 256 904 shërbime, ku 43 743  janë kryer si vizita të para ose vizita kontrolluese.  Ka pasur 213161 shërbime tjera të veçanta

Në shtatë  Spitalet e Përgjithshme  të Kosovës që janë nën menaxhim të SHSKUK-së, Mitrovicë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Vushtrri, Prizren dhe Pejë, kanë qenë të shtrirë 65 208 pacientë të shtrirë  me 292 338 ditë shërimi, me 13 052 operacione,  ndërsa janë kryer 1 049 754   shërbime laboratorike  për 98 702 pacientë.

Qendrat  Profesionale të Shëndetit  Mendor me 8 njësi në të gjithë Kosovën, janë kryer 78 606 vizita ambulatore dhe qëndrime ditore, ndërsa ka regjistruar 28 187  shërbime tjera të veçanta. 

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës  në Gjakovë,  gjatë nëntëmujorit të parë 2015, regjistron 19 701 vizita ambulantore, me 76936 shërbime laboratorike  për 5450 pacientë dhe 28 187 shërbime të veçanta.

Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Sportive  gjatë nëntë muajve të parë ka kryer 14805 shërbime specialistike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)