19 Prill 2024

Shënohet Java Botërore e Imunizimit

Prishtinë, 24 prill - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK dhe zyrat e UNICEF-it e OBSh-së në Prishtinë, nga 24 deri me 30 Prill në Kosovë do të shënohet Java Botërore e Imunizimit.

Me qëllim të shënimit të kësaj ngjarjeje, të premten në Ministrinë e Shëndetësisë zhvillohet një takim, ku do të flitet për imunizimin në Kosovë si njërin  nga intervenimet më efektive të shëndetit publik që ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve.

Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve. Imunizimi kursen shumë jetëra për çdo vit dhe kjo arritje e sukseshme në lëmin e shëndetit publik duhet të përkrahet.

Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e Javës të Imunizimit, do të përkrahen aktivitete programore për të ngritur vetëdijen e politik bërësve, vendimarrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të të gjithë fëmijëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)