25 Prill 2024

U themelua Oda e Infermierëve të Kosovës

Prishtinë, 23 janar - Kuvendi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor zgjodhi sot z. Naser Rrustemaj kryetar të kësaj ode.

Në Kuvendin e mbajtur sot në Prishtinë, anëtarët e kuvendit të kësaj ode, pas dhënies së betimit kanë zgjedhur kreun e tyre, i cili do t’i udhëheq ata në një proces të fuqizimit të rolit të kësaj kategorie të profesionistëve shëndetësor përmes marrjes së pavarësisë profesionale.

Në emër të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, Kuvendin e Odës së Infermierëve e përshëndeti dr. Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit Rrahmani, i cili tha se themelimi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor dhe zgjedhja e kryetarit të saj nga ana juaj, është një hap i rëndësishëm i reformës shëndetësore. Përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë për Odën e Infermierisë, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë si dhe për Odat tjera, nuk do të mungojë në asnjë moment.

“Tani ne duhet të punojmë bashkërisht deri të bartja e kompetencave të përcaktuara me ligj, nga MSh tek Oda, e cila do të jetë një ndihmesë e madhe për vetë Ministrinë e Shëndetësisë. Për të bërë më lehtë të realizueshme bartjen e këtyre kompetencave, MSh-ja dhe Oda duhet të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë detyrat, duke i ndarë përgjegjësit deri në finalizimin e tyre”, tha dr. Krasniqi.

Kryetari i porsazgjedhur i Odës z. Naser Rrustemaj, tha se do të punojë ngushtë me anëtarët e këtij Kuvendi me qëllim të fuqizimit të rolit të komunitetit të infermierisë në Kosovë, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore, por edhe  mbrojtjes së dinjitetit të infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Paraprakisht, për ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor për Odën e Infermierëve, një prezantim para anëtarëve të Kuvendit e ka barë Prof. Dr. Hysni Bajrami, kryetar i Komisionit Qendror Zgjedhor për Odat e Profesionistëve Shëndetësor në Kosovë.

Kuvendin e Odës me pjesëmarrjen e tyre e kanë nderuar edhe delegacione dhe përfaqësues të Odave të Infermierëve nga Sllovenia, Polonia, Maqedonia, dhe Shqipëria.

Themelimi i Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor është bërë bazuar në Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësorë si organizata të pavarura profesionale që ushtojnë veprimtari publike, ndërsa kanë përgjegjësi për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor në përgjithësi; mbrojtjen e interesave profesionale; promovimin e interesave të pacientëve; sigurimin e standardeve të larta profesionale në kujdesin shëndetësor dhe ushtrimin e shumë përgjegjësive të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)