29 Mars 2024

Nis punimet Kongresi për Obestetrikë dhe Gjinekologji

Prishtinë 19 shtator - Organizuar nga Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës dhe mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, sot në Prishtinë i ka nisur punimet Kongresi i Dytë Kosovar për Obstetrikë dhe Gjinekologji.

Në këtë kongres me pjesëmarrës profesionistë nga shtete të ndryshme si Shqipëria, Gjermania, Turqia, Kroacia, Italia, Maqedonia dhe shtete të tjera, po trajtohen tema me interes nga fusha e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si Mjekësia Perinatale, Reproduksioni human, gjinekologjia me onkologji dhe kursi lidhur me kolor doplerin në obstetrikë.

Në hapje të Kongresit, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, vlerësoi lart organizimin e këtij kongresi, si një mënyrë për avancimin e zhvillimeve në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.

Ai tha se zhvillimet në këtë fushë, do të ndikojnë në përmirësimin e indikatorëve që lidhen me shëndetin e nënës dhe fëmijës dhe theksoi, se pikërisht për shkak të rëndësisë që ka kjo fushë, në kuadër të reformës shëndetësore, Shërbimi Profesional për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës do të jetë shërbimi i parë i themeluar në kuadër të reformës shëndetësore.

Prof. dr.  Shefqet Lulaj, kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve të Kosovës, tha se mbajtja e këtij kongresi është një mundësi e mirë për të parë avancimet midis dy kongreseve në këtë fushë, ndërsa Kongresi ka për qëllim ngritjen e nivelit profesional të gjinekologëve dhe obstetërve kosovarë, me qëllim të përmbushjes së Qëllimit të pestë të Mileniumit-përmirësimi i shëndetit të nësnës dhe fëmijës.

Suksese kongresit i kanë dëshiruar edhe Prof. dr. Nikita Manoku, kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve dhe Obstetërve nga Shqipëria dhe Prof. dr. Cihat Seb, kryetar i Asociacionit Mjekësor Perinatal të Republikës së Turqisë.

Gjatë ditës së parë të Kongresit, janë trajtuar tema që kanë të bëjnë me prerjet cezariane, ekzaminimet e tri-semestrit të parë të shtatzënësisë dhe detektimit të problemeve shëndetësore të kësaj faze te fryti, mënyrat e kryerjes së lindjeve bë Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në QKUK, faktorët e rrezikut gjatë shtatzënësisë, parandalimin e lindjeve të parakohshme, anemitë në shtazani si dhe shumë tema të tjera. Janë këmbyer eksperienca edhe me pjesëmarrësit e vendeve tjera për çështje shkencore që lidhen me gjinekologjinë dhe obstetrikën. Kongresi do t’i vazhdojë punimet edhe të shtunën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)