29 Mars 2024

PSRK, dy aktakuza për krimin e organizuar dhe pastrimin e parave

Prishtinë, 25 tetor - Sot, një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së i parashtroi dy aktakuza në Gjykatën Themelore të Prishtinës për një rast të PSRK-së me numër PPS 54/2014.
 
Në aktakuzën e parë akuzohen 22 të pandehur, ndërsa në aktakuzë janë renditur 46 pika të akuzës për vepra penale duke përfshirë Krim të organizuar; Pastrim i parave; Marrje të mitos; Mashtrim i rëndë; Mashtrim në detyrë; Nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme; Keqpërdorim i pozitës zyrtare; Legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe Evazion fiskal.
 
Në aktakuzën e dytë akuzohen 17 të pandehur për Pastrim të parave.
 
Ky rast ka të bëjë me një grup të organizuar kriminal të strukturuar, me hierarki të organizuar dhe afatgjatë, i cili i ka privuar Kosovës pronat shoqërore. Ky grup i organizuar kriminal, aktiv prej vitit 2006, ishte i përbërë nga shqiptarë të Kosovës dhe anëtarë serbë.
 
Ky grup udhëhiqej nga Azem Syla.
 
Anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive. Palët e dëmtuara janë buxheti shtetëror i Kosovës dhe familjet serbe të Kosovës të drejtat e të cilëve mbi parcelat e tokës ishin keqpërdorë nga ky grup i organizuar kriminal.
 
Gjatë këtyre hetimeve, në fund të muajit prill 2016 është realizuar një operacion në kuadër të së cilit u bënë arrestime, bastisje dhe konfiskime të pasurisë. Udhëheqësi i pretenduar i këtij grupi, Azem Syla, ish-deputet, ishte arrestuar më 29 prill 2016 dhe vazhdon të mbahet në paraburgim, njësoj si edhe dy të pandehur të tjerë. Tre të pandehur të tjerë aktualisht janë duke i vuajtur dënimet me burgim për shkak të veprimtarive kriminale të mëparshme.
 
Një pjesë e konsiderueshme e parcelave të tokës në fjalë janë konfiskuar përkohësisht në bazë të urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake dhe tani janë duke u menaxhuar nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AMPSK). Ky proces ka për qëllim pikë së pari kthimin e tokës në pronësinë publike legjitime të saj.
 
Këto hetime kanë përfshirë edhe një bashkëpunim efektiv me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd.
 
Pas këtyre veprave penale kanë pasuar veprimtaritë për pastrimin e parave nëpërmjet bartjes së pronësisë së parcelave të tokës, për ta fshehur origjinën kriminale të këtyre parcelave, si dhe me anë të transaksioneve financiare.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)