28 Mars 2024

Policia arreston katër persona për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë, 24 gusht - Policia e Kosovës, ka njoftuar se hetuesit policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), pas një pune operative hetimore një vjeçare bazuar në informatat dhe provat që kishin siguruar, kanë realizuar një operacion policor  në Prishtinë, si dhe ka vazhduar i njëjti  operacion policor në Mitrovicë-Jugu,  i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar dhe identifikimin e një viktime të trafikimit me qenie njerëzore .

Katër personat e dyshuar janë vënë nën pranga nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz , shërbime seksuale të viktimës së trafikimit , mbajtje  në pronësi kontroll të armës pa leje  dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Si rezultat i punës hetuesit policor kanë arritur të lokalizojnë vendqëndrimin e viktimës, shtetase e Republikës së Kosovës, e cila ishte mbajtur nën kontroll të plotë nga  të dyshuarit po ashtu shtetas të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit nën nr-1 dhe 2  tashmë të arrestuar me qëllim përfitimi personal e kanë detyruar viktimën të kryente  shërbime seksuale me persona të ndryshëm me pagesë, kurse i dyshuari  me  nr-3 është  arrestuar për veprën penale shërbime seksuale të viktimës së trafikimit, ndërsa i dyshuari  me nr-4 zyrtar  i policisë,  pas  hetimeve te përbashkëta me Inspektoratin Policor (IPK-në)  i njëjti është arrestuar  nga  këta te fundit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Personat e arrestuar janë: B. K. i lindur me 1984, N. M. i lindur me 1972, A. R.i lindur me 1975 dhe S. J. i lindur me 1976.                                          

Njësitet relevante policore me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtine kanë bastisur edhe dy lokacione pronë e të dyshuarit  me nr-2, me qëllim të  mbledhjes së  evidencave të  nevojshme për rastin ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar; Katër fishek të kalibrit 9mm; Pajisje për pastrimin e armës, Tri fletore me shënime në lokalin e të dyshuarit dhe një telefon mobil.

Lidhur me rastin është njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe në prezencë të tij është intervistuar viktima, e cila është  trajtuar sipas procedurave standarde për ndihmë dhe mbrojtje të viktimave.

Po ashtu për  rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore - Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë,  dhe me vendim të tij të dyshuarit  janë dërguar në mbajtje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)