16 Prill 2024

Ministri Hyseni priti në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it

Prishtinë, 27 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka prit në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it në Kosovë, Bernd  Thran.

Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, që u vlerësua nga bashkëbiseduesit se ekziston një situatë e qetë dhe e sigurte në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu në këtë takim u bisedua lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, për fushat e bashkëpunimit që ka ky mision me institucionet e sigurisë në Kosovë, ku dihet që shumicën e aksioneve operacionale policia e EULEX-it i bënë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.

Ministri Hyseni premtoi përkrahjen e tij për misionin e EULEX-it dhe theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e gatshme sa herë që kërkohet nga ky mision që ta mbështesë në ruajtën e rendit dhe sigurisë në vend dhe në luftimin e krimit të organizuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)