28 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshje midis Kosovës dhe FRONTEX-it

Varshavë, 25 maj - Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni dhe Drejtori Ekzekutiv i FRONTEX-it, Fabrice Leggeri, kanë nënshkruar sot në Varshavë Marrëveshjen për Bashkëpunim Operacional në aktivitetet e menaxhimit të kufijve.

Kjo është marrëveshja e parë që nënshkruhet midis Republikës së Kosovës dhe një agjencie të Bashkimit Evropian.

Me këtë marrëveshje, Kosovës dhe FRONTEX-it, iu mundësohet bashkëpunim i ngushtë operacional në fushat që lidhen me menaxhimin e kufijve siç janë: - luftimi i migrimit të paligjshëm dhe krimit tej kufitar, përmes kontrollit të kufijve;  këmbimi i përvojave më të mira në fushën e menaxhimit të kufirit;  këmbimi i informatave që do të ndihmojnë Kosovën dhe vendet anëtare të BE-së të përmirësojnë menaxhimin e kufirit;- zhvillimi i strategjive parandaluese dhe metodave menaxhuese për definimin e prioriteteve sigurisë së kufirit;  pjesëmarrja e Policisë së Kosovës në analizat e përbashkëta të riskut; hartimi dhe zhvillimi i projekteve të përbashkëta, të financuar nga BE-ja, për avancimin e menaxhimit të kufijve,  etj.

Para ceremonisë së nënshkrimit, ministri Hyseni me delegacionin, ku ishte edhe z. Shaban Guda, drejtor i Policisë Kufitare të Kosovës, zhvilloi një takim të gjatë dhe drekë pune me Drejtorin Ekzekutiv të FRONTEX-it, Fabrice Leggeri me bashkëpunëtor.

Marrëveshja e nënshkruar sot është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe integrimit dhe anëtarësimit të Kosovës në këta mekanizma.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)