25 Prill 2024

"Një Miliardë në Këmbë" kundër dhunës ndaj grave

Prishtinë, 14 shkurt - Sot organizohet fushata One Billion Rising (Një Miliardë në Këmbë), në më shumë se 190 vende të botës, për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.

Sipas statistikave botërore, një në tri gra në planet, dhunohet apo përjeton dhunë në familje gjatë jetës së saj, që do të thotë një miliardë gra.

Statistikat e raporteve hulumtuese nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tregojnë se në Kosovë, 48.5% e qytetarëve kanë përjetuar ndonjë formë të ngacmimit seksual, prej tyre 64.1% gra dhe vajza, ndërsa 35.4% burra dhe djem.

Në anën tjetër, 62 % e kosovarëve kanë përjetuar dhunë në familje gjatë jetës së tyre, prej tyre 68% gra dhe vajza, ndërsa 56% burra dhe djem.

Që nga 14 shkurti i vitit 2013, një miliard gra dhe burra në gjithë botën, përmes fushatës One Billion Rising (Një Miliard në Këmbë) dolën në rrugë dhe përmes vallëzimit shprehën zemërimin e tyre kundër padrejtësive dhe dhunës, si dhe dëshmuan fuqinë e solidaritetit dhe akcioneve të përbashkëta botërore.

Kosova iu bashkangjit kësaj fushate që nga fillimi. Edhe sivjet do të ketë organizim, duke filluar me marshin që fillon në ora 12:00, para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti e përcjellur me vallëzimin tradicional dhe me një performacë artistike “Mos Hesht” që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të raportuar ngacmimin seksual.

Kjo fushatë në Kosovë organizohet nga një koalicon organizatash: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)