19 Prill 2024

FSK organizon sot "Ditën e Hapur"

Prishtinë, 26 nëntor - Për nderë të "Ditës së Forcës", Forca e Sigurisë së Kosovës, sot duke filluar nga ora 10:00 organizon "Ditën e Hapur" në Kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë.

Në këtë ditë, qytetarët e vendit  mund t'i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të  Republikës së Kosovës. 

Për këtë FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet për ti pritur ata në gjitha kazermat e FSK-së, si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizita e personaliteteve të larta vendore dhe ndërkombëtare bëhet në kazermën Adem Jashari’’ në Prishtinë, në ora 11:00.

Aktivitetet qendrore do të zhvillohet në Kazermën ,,Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët do të kenë mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)