25 Prill 2024

Hyseni: S'ka gjë më të shenjtë se të bashkëpunosh me policinë

Prishtinë 25 nëntor - Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, morri pjesë në programin “Amerika me Kosovën”, në shkollën e mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se si komunë e Vitisë kemi pasur fatin të jemi në sektorin e përgjegjësisë amerikane dhe në këtë kontest kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer si me ushtarët amerikan të KFOR-it, si me mekanizmat tjera relevant të shtetit amerikan që kanë vepruar në këtë pjesë.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni është shprehur se sot si rrallë ndihet i privilegjuar, që t’iu drejtohet atyre që kanë mbi supe të ardhmen e vendit.

“Dua ta përgëzoj cilindo që ka dizajnuar programin e këtij aktiviteti, ngase temat e këtij projekti janë më se të qëlluara dhe të nevojshme për trajtim.\"

\"Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, trafikimi me qenie njerëzore dhe krimi, janë çështje që mund të shndërrohen në kancer të një shoqërie. Prandaj, ju jeni ata që mund t’iu thoni stop, duke bashkëpunuar mes vete dhe me Policinë e Kosovës”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni, vuri në dukje se  Republika e Kosovës është bekuar që ka një polici profesionale dhe të përkushtuar për të vepruar me përgjegjshmëri.

Ai tha se nuk ka gjë më të shenjtë se të bashkëpunosh me policinë e vendit, sepse në atë mënyrë po ndihmon në sigurinë, zbatimin të ligjshmërisë dhe ruajtjen e rendit.

Në emër të ambasadës amerikane në Kosovë, Piter Resinger, kërkoi që të bashkëpunohet mes vete, sepse vetëm në këtë mënyrë mundet e keqja.

Në këtë aktivitet, pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollës së mesme teknike profesionale “Jonuz Zejnullahu” dhe të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës” në Viti. 

Programi “Amerika me Kosovën”, është  mbështetur nga ambasada amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me institucionet tjera si: Universiteti Amerikan në Kosovë, Ekipi për Veprim dhe Siguri në Bashkësi, Policia në Bashkësi, fondacioni IPKO, Forcat e Sigurisë së Kosovës, Drejtësia dhe qytetarët, Inspektorati i Policisë së Kosovës, Diplomacia Publike dhe KFOR-i.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)